Sporte të tjera

Klubi i Shenjëtarisë “Dardania” 20 vite storie e suksesit

 

Klubi i Shenjëtarisë “Dardania” nga Prishtina, me shumë mburrje po feston 20 vjetorin e themelimit të saj, ku e cila gjatë kësaj periudhe ka arritur të sjellë kampion të shumëfishtë. 

 

KSH “Dardania “ është regjistruar në Departamentin e Organizatave në Ministrinë e Administratës Publike MPB, poashtu është licencuar nga Federata e Shenjëtarisë Sportive të Kosovës dhe në Komunën e Prishtinës. 

 

Meritë të veqant për sukseset në FSH dhe për të gjitha klubet, ka ish-kryetari i Federatës së Shenjëtarisë, Ali Pllana, i cili njiherit është edhe ish-kampion në ish-Jugosllavi. 

 

Nën ombrellën e FSH të Kosovës, funksionojnë 8 klube të Shenjëtarisë – si në konkurencën e meshkujve, poashtu edhe të femrave. 

 

Ndërsa, sukseset e klubit të Shenjëtarisë “Dardania”, janë të lidhura ngushtë me kryetarin e këtij klubit, Mr.Sc. Shefket Ismajli, i cili plot 20 vite nga ky mjedis ka nxjerrë talentë të shumtë. 

 

Ismajli njiherit është trajner e gjyqtarë nacional sipas rregullave të Federatës Botërore të Shenjëtarisë, ndërsa në vitin 2021 ishte shpallur edhe trajneri më i mirë nga FSHK-së. 

 

“ Klubi “Dardania” ka të regjistruar 150 garues, prej tyre aktivë janë 25 garues në të dy gjinitë, të cilët marrin pjesë në garat vendore, ndërsa në garat ndërkombëtare marrin pjesë sipas rezultateve të arritura.  

Ndër më të dalluarit janë: Diellza Lluga, Blenart Maliqi, Erika Matoshi e Lorik Mirdita me pushkë standarde. Mrika Kllokoqi me pistolet tandarde, ndërsa me pushkë serike Olt Matoshi, Rinor Spahiu, Rita Spashiu Roland Gllogu, Melika e Melisa Bajrami, por  kemi edhe talent të tjerë të cilët premtojnë shumë”, ka bërë të ditur, kryetari e trajneri I “Dardanisë”, Shefket Ismajli. 

 

Në sportin e Shenjëtarisë ka shenjëtarë të moshave të ndryshme të cilët japin kontributin e tyre. 

“Në garat vendore janë të përfshira të gjitha grupmoshat, duke filluar nga Pionerët e Pioneret 12-16 vjeç, Junior e Junioret 16-21vjeç, Senior e Seniore 21-45 vjeç,  Veteranët 45-70 vjeç”, bënë të ditur kryetari Ismajli. 

 

Për kryetarin e trajnerin Shefket Ismajli të KSH ”Dardania”, viti 2023 do të jetë një vit me plot ngjarje të mëdha ku pritet që një numër i madhë i garuesve të tregojnë kualitetet e tyre në këtë sport. 

“Në vitin 2023 pritet të marrim pjesë në 16 gara të ndryshme, siq është: kampionati i Kosovës, kupa të ndryshme vendore e ndërkombëtare, na pret Kampionati Evropian në Wroclaw të Polonisë, do të jemi në Plzen të Çekisë në Kampionatin Evropian, do të jemi edhe në  kualifikimet për Lojërat Olimpike që do të mbahen në vitin 2024 në Paris të Francës, si dhe në Kupën Botërore ISSF. 

Deri më tani kemi mbajtur dy kampingje që duhet të jenë shembull për  klubet tjera, ndërsa në vitin e ardhshëm do të kemi edhe kampingun me shenjëtarët e klubit në Shqipëri, pra për klubin tone do të jetë një vit i ngjeshur me aktivitete dhe jam i bindur se do të kemi rezultate kulminante”, shprehet njeriu i parë i klubit Ismajli. 

 

Për gjithë këtë sakrificë të shenjëtarve, mjetet financiare janë shumë të vogla duke ditur se sporti i Shenjëtarisë është sport jashtëzakonisht i shtrejt e i rrezikshëm. 

“Kemi shumë përkrahje të vogla. Sporti i Shenjëtarisë përkrahet nga MKRS, por nga Komuna përkrahet shumë pak, duke ditur se një armë standarde dhe pistolet kushton 4 500 euro, ndërsa një garues në arenën ndërkombëtare për të garuar kushton hiq më pak se 15 000 euro pasiqë duhet vesh-mbathja cilësore, ndërsa armët moderne i posedojmë për arenën ndërkombëtare “, bën të ditur kryetari Ismajli. 

 

Mr.Sc. Shefket Ismajli për të gjithë donatorët e mundshëm ka një porosi që ta përkrahin klubin “Dardania”, pasiqë ky klub me dinjitet shtetin e Kosovës do ta prezenton në Arenën Ndërkombëtare. 

“Duke marrë parasyshë ligjin për sport. thuhet Sponsorizuesi për sponsorim në aktivitetet e sportit u njihet zbritje 30% nga tatimi në fitim dhe në bazë të Udhëzimit Administartiv MKRS, poashtu cdo sponzorisuesi do ti prezentohej biznesi i tyre në forma të ndryshme ku bëhet marrëveshja e noterizuar me  projektin e shpenzimeve”. 

 

 Klubi i Shenjëtarisë “Dardania” ka poligonin publik 15mX 5m, duke paguar me mjetet e tyre financiare. 

 

Stervitjet dhe garat në nivel të Federatës i mbajnë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. 

 

KSH “Dardania” është shembull mbi dy decenje për rezultate kulminante dhe pa asnjë incident të vetëm, duke qenë shembull në sportin e shtetit të Kosovës duke dëshmuar punë profesionale dhe diciplinë. 

You Might Also Like