Gjilan, 16 shkurt 2024 – Komuna e Gjilanit ka vazhduar me pastrimin e shtretërve të lumenjve në Brecalc dhe Miresh.
Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se pëer dy vite me radhë, kanë parandaluar vërshimet me masa preventive.
“Duke parë nevojën e madhe për pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve, kontratën tashmë të nënshkruar po e shfrytëzojmë maksimalisht. Lumi në Bresalc kishte devijuar nga rrjedha natyrale e tij, duke rrezikuar edhe ShFMU “Ibrahim Uruqi”. Kjo gjendje tashmë është sanuar!”, tha ai.