Viti

Komuna e Vitisë i përgjigjet situatës së re pas rasteve të reja me grip pandemie

 

 

Komuna e Vitisë i është përgjigjur situatës së re të krijuar, pas paraqitjes së nëntë rasteve të reja me gripin pandemik. Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë, ka analizuar sot gjendjen aktuale dhe ka ngritur gatishmërinë për të përballur sa më mirë me rrezikun nga Covid-19.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili njëherit kryeson këtë komitet, është shprehur i brengosur për shëndetin e qytetarëve, por ka thënë se janë në gatishmëri me të gjitha kapacitetet për të ndihmuar. “Padyshim jemi pak të shqetësuar me këto rastet e reja: tre në Viti, tre në Goshicë dhe tre më Pozheran, të gjitha raste të kontaktit. Jemi në koordinim me komponentën shëndetësore dhe me Policinë e Kosovës për masat dhe veprimet e duhura. Po përpiqemi të identifikojmë edhe persona të tjerë me të cilët kanë pasur kontakt të infektuarit”, ka thënë kryetari Haliti.

Ai ka kërkuar bashkëpunim e të gjithëve për të tejkaluar këtë gjendje sa më lehtë që jetë e mundur. Poashtu është kërkuar edhe ritestimi i katër personave në Stubëll të Epërme, të cilët pas 38 ditëve në izolim të plotë, sërish kanë dalë pozitiv me virusin Covid-19.

Ritestimi I ktyre qytetarëve stubllas do të qartësonte situatën dhe do të krijonte mundësinë për ta liruar këtë fshat nga izolimi.”ka thënë Haliti
Ndryshe nga sot janë shtrënguar masat e qarkullimit nê fshatin Goshicë dhe në ndërtesën ku banon njëri nga të infektuarit. Ndryshe, do të vazhdojë dezinfektimi i hapësirave dhe objekteve publike si dhe pastrimi dhe klorifikimi i rrugëve dhe shesheve. Do theksuar se  aktualishtë  Komuna e Vitisë ka 33 të infektuar me virusin Covid 19, tre prej tyre janë të shëruar.Aziz Zuka

You Might Also Like