Postim nga kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni
Sot inspektuam dëmet e shkaktuara nga reshjet në fshatin Pogragjë dhe zonat përreth, bashkë me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku dhe asamblistë.Komisioni për Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, do të fillojë punën për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara, pas përfundimit të të cilit do të ndihmojmë qytetarët tanë dhe do të kompensojmë dëmet bazuar në mundësitë tona komunale si dhe duke kërkuar ndihmën e institucioneve qendrore.