Trajneri i Feronikeli 74, Shefki Kuqi ka thënë se ekipi tij ka pësuar nga një gabim, që sipas tij po përsëritet në çdo ndeshje.
Feronikeli 74 është mposhtur 1:0 nga Drita dhe vazhdon të luftojë për mbijetesë.
“Kemi pësuar nga një gabim. Ishte gabim i njëjtë sikurse në ndeshjet e kaluara. Në sulm nuk ishim të freskët ashtu siç dua. Nuk po ndihem mirë, por gara vazhdon”, ka thënë Kuqi.