Gjilan

LDK: Rugovistët bëhen bashkë në Gjilan, edhe 128 ditë deri te rrëzimi i sistemit që solli depresion të thellë politik e ekonomik

Nën udhëheqjen e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, ka ftuar të zgjedhurit e Kuvendit XII punues në seancën pune.
Kuvendi i sotëm, i cili, ishte madhështor, ka miratuar orientimet programore, ristrukturimet dhe përgatitjet e para formale për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
Me unanimitet të plotë, Kuvendi miratoi pesë kandidaturat për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit, të prirë nga Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, së bashku me znj.Lirije Kajtazi, znj.Valentina Bunjaku Rexhepi, z.Avdyl Aliu e z. Bardhyl Syla, të cilët janë personalitete të dëshmuara, me kredo e njerëz që i bëjnë nder LDK-së, Gjilanit e Republikës së Kosovës.
Kryetari z. Haziri ka falënderuar të gjithë delegatët për mbështetjen e madhe të ofruar, diskutimet dhe frymën e bashkëpunimit, si rikonfirmim i unitetit dhe angazhimit në punë për ta bërë fitoren e madhe të LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, kur kanë mbetur edhe 128 ditë deri te rrëzimi i sistemit që Gjilanit dhe Kosovës i solli depresion të thellë politik e ekonomik.
Kjo mbështetje dhe ky unitet nga të gjithë delegatët e Kuvendit është mesazhi më i mirë se Rruga e Re LDK-së është e vetmja shpresë për rikthimin e dinjitetit të Gjilanit e Republikës së Kosovës, në krye me liderin tonë, kryetarin Lumir Abdixhiku.
Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan ka miratuar edhe Këshillin Koordinues të Degës.

You Might Also Like