Lidhja Rajonale e Futbollit në Gjilan ka mbajtur një darkë përmbyllëse për vitin 2022.
Ka qenë faqja zyrtare e kësaj lidhje që ka publikuar një foto nga takimi i përbashkët me përfaqësues të klubeve dhe shkollave të futbollit në Anamoravë.
I pranishëm në këtë ka qenë edhe kryetari i LRFGJ, Malazog Hoxha, ndërsa i pranishëm ishte edhe presidenti i Dritës, Valon Murseli që ndodhet në Kosovë për festat e fundvitit.
Njoftimi i plotë nga LRFGJ:
Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit mbyll me sukses vitin 2022 .
Përfaqësues të klubeve dhe shkollave të futbollit u mblodhën edhe këtë vit për të kremtuar së bashku.
Duke i falënderuar gjithë bashkëpunëtorët, shpresojmë që viti pasues të jetë edhe më i mirë.