Gjilan

Lutfi Haziri uron Bashkësinë Islame dhe besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Në natën e madhe të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të shenjtë të zbritjes së Kuranit, muajit të solidaritetit dhe humanizmit, uroj çdo besimtar që të ketë devotshmëri, solidaritet dhe humanizëm dhe përmes agjërimit ta përjetojmë ndjenjën e urisë dhe të barazisë me të gjithë ata që nuk e kanë sofrën me bollëk dhe ata që e kanë jetën më të vështirë se ne.

Duke i dëshiruar çdo familje ta ketë me bollëk sofrën e iftarit dhe syfyrit, uroj që ky mision për solidaritet nga çdo qytetar që të shkojë në çdo familje dhe këto ditë të bardha t’i gëzojmë bashkërisht të gjithë ne, qytetarët e komunës së Gjilanit. Agjërim të lehtë e të pranuar!

You Might Also Like