Sportistët paraqesin kërkesat për planifikimin buxhetor
Dëgjimet buxhetore për vitet 2025-2027 nga Komuna e Gjilanit, kanë vazhduar me komunitetin e sportit.
Drejtoresha për Buxhet e Financa, Herolinda Murati Leka, tha se po vazhdojnë me dëgjimet buxhetore.
Ajo, para sportistëve tregoi se për sportin, kulturën e rininë planifikohen të jenë mbi 700 mijë euro më 2025.
“Ka rritje të buxhetit për sport nga viti në vit”, tha drejtoresha Murati Leka.
Kushtrim Zeqiri, drejtor për Kulturë, Rini e Sport tha se kërkesat e komunitetit të sportit do të përfshihen në planifikimet buxhetore të vitit të ardhshëm.
Ai premtoi se mbështetja ndaj kësaj fushe nuk do të mungojë.