Pas humbjes 0:1 ndaj Dritës, Gentjan Mezani, kryetrajner i Gjilanit ka deklaruar:
“Kemi nisur nj ndeshje të mirë, kemi patur raste të mira, kemi qenë më ofensivë. Në pjesën e dytë u futëm në lojë me dëshirë për ta fituar atë, por në kohën kur ishim shumë stabil mbrapa, dëmtimi i Bajramit na penalizoi shumë dhe mbrojtja ra. Ekuilibrat në mbrojtje u prishën. Patëm rast në fund me Kelmendin, por nuk arritëm të shënojmë. Ky është futbolli, duhet t’i shfrytëzojmë rastet. Skuadra ka nevojë për përforcime në disa pozicione. Duhet të bëjmë përzgjedhje të lojtarëve, ngase disa lojtarë nuk e kanë merituar të jenë pjesë e skuadrës. Duhet dhënë për skuadrën e jo kush je”, ka thënë Gentjan Mezani, kryetrajner i Gjilanit./kryelajmi.com/.