Futboll

Mirlind Daku merr nënshtetësinë e Shqipërisë

Futbollisti i njohur me prejardhje nga Gjilani, ka marrë nënshtetësinë e Shqipërisë dhe shumë shpejt mund të pritet që të vesh fanellën kuq e zi, shkruan kryelajmi.com.

Një gjë të tillë e ka bërë të nënkuptohet vetë futbollisti, i cili në faqen e tij në facebook ka postuar një fotografi mbi të cilin ka një mbishkrim në të cilin thuhet se me dekret të presidentit të Shqipërisë,  Bajram Begaj ai ka marrë pasaportën shqiptare.

Në bazë të dekretit të presidentit Bajram Begaj, i jepet nënshtetësia shtetasit Mirlind (Fehmi) Daku, ku më pas është shkruar se ky dekret menjëherë hynë në fuqi dhe bëhet i plotfuqishëm.

Ky dekret lë të nënkuptohet se futbollisti që hapat i mori te ekipet vendore në Gjilan e më pas luajti në ekipe të tjera kosovare, në Kroaci e Slloveni shumë shpejt pritet të vishet kuq e zi dhe të përfaqësojë kombëtaren e Shqipërisë dhe pse më herët kishte luajtur te Kosova me kategori të reja./kryelajmi.com/.

You Might Also Like