Futboll

Morina: U dënuam nga pakujdesia

Arbnor Morina, kryetrajner i Gjilanit, qysh me kohë mbrojtësve të tij ua kishte bërë me dije se prej nga mund të vije rreziku, por si duket mbrojtja nuk i ka kushtuar vëmendje asaj këshille, andaj pësuan që në nismë të ndeshjes. Morina, thotë të kenë pësuar nga mosdija apo edhe nga mospërvoja.

“Dikujt i tham me emër se kë ta ruaj, por nuk e kryti detyrën. Lujtëm mirë e nuk shënuam. U dënuam nga pakujdesia. Goli që u shënua herët na i prishi planet. E patëm studiuar ekipin kundërshtar, por lojtari i përkujdesur nuk i zbatoi detyrat. Kjo nuk guxon që të ndodh”, ka thënë Arbnor Morina.

 

You Might Also Like