Nazim Gagica, kryetar i degës së AAK-së në Gjilan është nderuar me dekoratën “Me besim në Zot, atdhe e shtet”.
Ai në një postim në facebook ka shkruar:
Shumë i nderuar të pranoja dekoratën me ‘Me besim në zot, atdhe e shtet’, nga kryetari i Aleancës për Bavari, Selim Hoti
Faleminderit strukturave drejtuese të të gjitha niveleve të Aleancës në Gjermani, për organizimin e takimit me bashkatdhetarë, takim ky që u madhështua edhe më shumë me anëtarësimin në Aleancë të një numri të madh të motrave dhe vëllezërve tanë që jetojnë e veprojnë në Gjermani.
Mirënjohës përjetë diasporës sonë e cila asnjëherë nuk doli nga rreshti ynë kombëtar. Qofshi të nderuar për jetë e mot!