Ka vdekur në Viti profesoresha Filloreta Arifi Rexhepi, një nga mësimdhënësit më të mirë në vend, për çka edhe ishte nderuar disa herë me mitënjohje nga Ministria e Arsimit.
Njoftimin e kanë dhënë të afërmit e saj, ndërsa familjes dhe kolektivit të shkollës i ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i Komunës, Sokol Haliti.
Ajo do të ngelet gjithmonë në zemrat e të gjithë atyre që patën rastin ta njohin, të mësojnë e të bashkëpunojnë me të.
Filloreta ishte një mësimdhënëse model në Viti e Kosovë./Mediafokus.info