Sot , (më 24 gusht), është 70 -vjetori i ditëlindjes së poetit martir, ALUSH CANAJ ( 1952-1972). Po të ishte gjallë, po mos ta vriste dora e fshehtë e UDB-së me bashkëpunëtorët e vet të devotshëm, do t’i cakërronim gotat për këtë ditë të madhe të Tij e tonën, për shëndet e vepra të reja letrare.
Edhe atje ku është, te Fushë e Luleve Qiellore, unë i them : Gëzuar, vëlla! Ai na dëgjon, edhe na sheh. Unë e di. (Vëllai Avdushi)
ALUSH. CANAJ
FLAMURI MBI KULLÊ
Më ndjekin ujqit
për flamurin mbi kullë
Copa-copa do të më bajnë
si drenushën e pafajshme,
nëse më kapin në maje të lisit.
Ulurojnë
lisin duan ta rrexojnë
po rranjet e tij thellë në Iliri.
Si lumi kur del nga shtrati
zemërimi rritët e rritët
plasin nga inati.
Flamuri mbi kullë valvitet.
Kallnor, 1972


