Gjilan

Në Gjilan fillojnë hapjet e puseve të reja për nevojat bujqësore të fermerëve të komunës

Postim i kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni
Sot filluam hapjen e puseve të reja për nevojat bujqësore të fermerëve të komunës
Sot kemi filluar hapjen e puseve të reja, si një nga nevojat primare bujqësore për fermerët tanë, duke i ofruar njëkohësisht zgjidhje të problemit të ujit të pijes. Burim Osmani nga fshati Cërnicë është vetëm njëri nga 46 fermerët përfitues të cilit iu mundësua hapja e pusit.
Përpos puseve që kemi funksionalizuar deri tani, po angazhohemi maksimalisht që ky numer të rritet dhe të vazhdojme me hapjen e puseve të reja edhe për banorët e tjerë të cilët kanë nevojë.
Jemi gjithmone pranë kërkesave të fermerëve.

You Might Also Like