Kamenicë

Në Karaçevë të Poshtme të Kamenicës ka një muaj që ka filluar mësimi, por pa staf të kompletuar

 

 

Për nxënësit e Shkollës Fillore “Asllan Thaçi” në Karaçevë të Poshtme të Komunës së Kamenicës, e hëna e 3 tetorit nuk do të jetë dita e parë e mësimit, ngase në këtë shkollë ka një muaj që mësimi ka filluar.

Por, përkundër kësaj, edhe në këtë shkollë nuk ka shkuar puna krejt mirë, ngase siç thekson Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale të këtij fshati, për një muaj radhazi nxënësit e kësaj shkolle nuk e kanë mbajtur asnjë orë të lëndës Gjuhë Shqipe dhe Letërsi si dhe nga lënda e kimisë.

Pikërisht për këtë, siç ka theksuar Lenjani i janë drejtuar kryetari të komunës së Kamenicës, z. Rahimaj, që sa më parë të plotësojë stafin arsimor në këtë shkollë, ngase siç thekson ai pasojat janë shumë të mëdha për nxënësit e kësaj shkolle.

Ai beson se tashti, kur pritet të normalizohet arsimi në tërë vendin edhe në këtë shkollë do të plotësohet kuadri dhe nxënësit do të kenë mundësinë që më në plotni t’i marrin njohuritë e reja

You Might Also Like