Viti

Në kuadër të Javës së Frankofonisë u shfaq filmi “Zvicra” në Viti

Mbrëmë në Kinemanë e Qytetit të Vitisë, është shfaqur filmi “Zvicra”, dhe atë në kuadër të aktiviteteve që po i organizon Ambasada e Zvicrës në Kosovë, për nder të Javës së Frankofonisë.

Para shfaqjes së këtij filmi nga një fjalë rasti e kanë mbajtur zv.shefja e Misionit, Anita Schüchter Roth dhe zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu. Në shfaqjen e këtij filmi që flet mbi shqiptarët në Zvicër, përpos qytetarëve vitias kanë marrë pjesë edhe mësimdhënës të gjuhës frënge së bashku me nxënësit e tyre.

Pas shfaqjes së këtij filmi përfaqësuesit e ambasadës kanë shpërndarë për shikuesit edhe

disa broshura që ndërlidhën me javën e Frankofonisë.

Përndryshe përfaqësuesit e ambasadës kanë vizituar edhe sheshin ish Presidenten e Konfederatës së Zvicrës, “Micheline Calmy-Rey” që gjendët në Viti.Aziz Zuka

You Might Also Like