Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, për datën 17 dhjetor, në këto zgjedhje garon edhe koalicioni me numër 13, beteja politike e shqiptarëve vazhdon, bartës i kësaj liste është Shaip Kamberi.
“Në përkrahje të kësaj liste i bëj thirrje publike gjithë qytetarëve për të marrë pjesë masivisht për zgjedhjet që do të mbahen pasnesër. Vetëm me pjesëmarrje sa më të lartë në këto zgjedhje, ne shqiptarët, në Preshevë, Medvegjë, Bujanocit, do të përfaqësohemi”, ka thënë opinionisti Refik Hasani, që ka shtuar se Kamberi do të luftojë për ndërgjegjësimin e faktorëve lokalë dhe ndërkombëtarë për pozitën e shqiptarëve në Serbi.
“Vetëm në Parlament do të ngritet zëri në mbrojtje për realizimin e kërkesave të shqiptarëve dhe avancimin e të drejtave të ligjshme të njohura ndërkombëtarisht.
Kjo na ndihmon se do debatohet e diskutohet edhe për diskriminimin që po vazhdon përmes pastrimit etnik-pasivizimit, për përdorimin e Gjuhës Shqipe, në mbrojtjen e identitetit dhe të përdorimit të simboleve kombëtare, në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, për investime e për përfaqësime në nivelin lokal e nivelin qendror”, tha Hasani që ka ftuar publikisht të gjithë votuesit të dalin masovikisht në zgjedhje pasnesër dhe të rrumbullaksojn akoalicionin me numër 13 ,,BETEJA POLITIKE E SHQIPTARËVE VAZHDON’’ , bartës i kësaj liste Shaip KAMBERI.