Futboll

Pa asnjë arsye shtyhet ndeshja Llapi – Drita

Shtyhet ndeshja për të dielën pa asnjë arsye
FC DRITA shpreh shqetësimin sepse ndeshja e xhiros së 14-të Llapi – Drita e paraparë të zhvillohet të shtunën është shtyrë pa ndonjë arsye për të dielën, 30 tetor.
Kur kishin mbetur më pak se 48 orë para ndeshjes KF Llapi – FC DRITA, vjen një njoftim në E-mail se ndeshja është shtyrë nga Komisioni i Garave të FFK-së pa dhënë ndonjë sqarim, ku dihet se ndryshimet e orareve bëhen vetëm në raste të veçanta gjë për të cilën komisioni nuk ka pasur arsye në këtë rast .
Në anën tjetër, klubi FC Drita ka bërë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e ndeshjes së paraparë për të shtunën dhe zhvendosje e ndryshime pa arsye tregojnë jo seriozitet ndaj garave.
Veprime të tilla nuk i bëjnë aspak nder futbollit kosovar, duke treguar mos rrespekt ndaj klubeve dhe vet Superligës së Kosovës, është thënë në komunikatën e FC Drita

You Might Also Like