ARSIMI

Pensionohet ish- futbollisti e arsimtari i Edukatës Fizike, Hajrullah Kurteshi

Hajrullah Kurteshi i lindur më 10.5.1957 në Livoç të Epërm.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme e vazhdoi në gjimnazin ‘’Zenel Hajdini’’, aty u vërejtë edhe talenti i tij për sport e në veçanti për futboll nga profesorët e tij të cilët i ofruan mundësinë që të luante futboll në klubet futbollistike si: KF. Ylli i Kuq, KF.Drita, dhe KF.Liria e Pogragjës. Shkollën e Lartë Pedagogjike të Ed.Fizike e kreu në Prishtinë.
Në vitin 1980 u martua dhe kanë pesë fëmijë.
Punën për here të parë si mësimdhënës i edukates fizike e filloi në vitin 1982 në SHFMU “ Skenderbeu” në Perlepnicë të Gjilanit. Pas dy viteve ai u detyrua ta ndërprej punën që të kryej shërbimin ushtarak.
Në vitin 1992 filloi punën në shkollën fillore “Vatra e Diturisë” në Livoç të Epërm dhe në paralelen e ndarë në Pasjak ku vazhdoi të punoj deri më sot në pensionimin e tij.
Gjatë këtyre viteve përcolli shumë gjenerata ku mori pjesë në shumë gara sportive ku falë punës së palodhshme arriti të korrë shumë suksese me nxënësit e tij ku u shpërblye me medalje, mirënjohje e kupa.
Nxënësit e tij arritën edhe shumë suksese në sport ku njëri nga ta është Jeton Rukovci lojtar i futsallit në kombëtaren e Kosovës dhe luan jashtë shtetit për një ekip në Brazil.
Ai ishte edhe trajner i ekipit të Kastriotit në Livoç të Epërm.
Për 33- vite dhuroi dije dhe dashuri mësues i nderuar dhe i respektuar nga drejtoria, gjithë kolegët dhe nxënësit e tij.
Ta përmbyllesh një kapitull të historisë jetësore në misionin e shenjtë-mësimdhënës është një përgjegjësi shumë e madhe.

You Might Also Like