Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se për herë të parë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nagip Rexhepi”, do të funksionalizohet barnatorja për pacientët.
Barnatorja do të punoj me dy ndrrime, poashtu është rikthyer edhe shërbimi i vaksinimit me orar të zgjatur të punës nga ora 07:00 deri 20:00.
Shkrimi i plotë:
Për herë të parë në komunën e Gjilanit, Barnatorja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nagip Rexhepi”, nis punën me dy ndërrime nga ora 07:00-20:00.
Pas një kohe të gjatë po ashtu po rikthehet edhe shërbimi i vaksinimitme orar të zgjatur të punës nga ora 07:00-20:00.
Ndryshimi rrënjësor në shëndetësi vazhdon.