OPINION

Pse deputetet e Kuvendit të Kosovës po hezitojnë të votojnë Ligjin mbi Rimkaëbjen Ekonmike?

Ministrja Hikmete Bajrami që në mynyrë shembullore gjatë Pandemisë udheheqi Ministrinë e Arsimit tani është në një mision të ri ate të rimëkëmbjes ekonomike

 

Nga : AZIZ ZUKA

 

Apeli I Ministrës së Financave dhe Transfereve të Kosovës Hikmete Bajrami, për miratimin e këtij ligji tepër të rëndësishëm për rimkëmbjën e ekonomisë në këtë kohë Pandemie ende po has në vesh të shurdhër nga një pjesë e deputëtëve të opozotës por edhe të pozitës gjë që kjo është një goditje e rëndë për qytetarët dhe bizneset sepse me këtë ligjë është paraparë që të punëtorët mund të tërheqin një sasi të mjeteve të kursyera deri më tash në Trustin pensional në latësi prej 10 përqind.Jemi dëshmitarë se Ministrja Hikmete Bajrami si Ministre e Financave dhe Transfereve tash e disa ditë që nga 19 Gushti po kerkon perkrahjen e të gjitthë deputetëve për votimin e ligjit per rimekembjen ekonomike por kjo quditërisht nuk po ndodhë sepse u bënë më shumë se një muaj që kur Ligji është proceduar në Kuvend për miratim por hezitimi I deputetëve ka bërë që ky Ligj mos të votohët as në leximin e parë!!!

Ministerja Hikmete Bajrami që në mynyrë shembullore gjatë Pandemisë udheheqi Ministrinë e Arsimit e që tani është në një mission të ri ate te rimekembjes ekonomike duket se është pa fajin e saj në një pozicion shumë të papërshtashëm sepse siq është shprehur ajo edhe gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës kur ligji ishtë venë në rendë të ditës e elaboroi këtë ligjë mjaft thukët duke shtruar nevojën immediate që I njejti të përkrahet nga deputet por që apeli I saj hasi në “”vesh të shurdhër “nga at ate cilët janë të thirrur që të punojnë dhe veprojnë në mbrojtjën e interest të qytetarve e jo vetëm që të shkojnë në seanca dhe që të marrin paga të majme, pa u interesuar fare se si dhe cka do të bëhët më qytetarët,punëtorët ,institucionet etj në këtë kohë pandemie, kur gjithcka dhe shumcka është crregulluar si pasojë e Pandemisë dhe masave që janë ndërmarrë nga Qeveria.
Sipas deklaratave që ka dhënë ministrja Bajrami, përmes mjeteve të informimit si dhe statuseve që ka postuar në llogarinë e saj në FB
“Ministria e Financave, si sponsorizuese e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, është e hapur që të inkorporoj nene të veçanta në mes të dy leximeve, që mund të propozohen nga deputetët e opozitës apo edhe nga partnerët e koalicionit.Do të ishte e rëndësishme që ky ligj të kaloj sa më shpejtë dhe qytetarëve e bizneseve t’u ofrohet një mundësi shtesë për tejkalimin e situatës së shkaktuar nga pandemia COVID 19. Të bashkëpunojmë ngushtë për të mirën e qytetarëve tanë, sepse mosvotimi i projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike nga kuvendi i Kosovës , është edhe një “thikë pas shpine” për qytetarët tanë !

E pergjegjësinë kryesore e ka Kuvendi I Kosovës si organ më I lartë Legjislativ e kur jemi këtu, duhet theksuar se edhe opozitarizmi e ka një kufi duke e ditur se e denuan nji popull të tërë për intresa dhe inate politike ! E ky popull po shihet ashiqare se është i manipuluar , i harruar e i braktisur ! Retorika e disa deputetëve ishte shumë qesharake ! Ku po mbetet morali , ku po mbetet premtimi , ku po mbetet parimi i drejtësisë ?Prandaj unë si një qytetarë e këtij shteti, kërkoj nga të gjithë ligjvensit tanë në Kuvend pa dallim pozitë apo opozitë që të bashkohën dhe të bëhën unuk e që sa më parë të votojnë këtë ligj.
Qartë po vrehet se në politike nuk ka sinçeritet, por ka luftë per pushtet ! Është për keqardhje por kjo është fytyra e zezë e partive politike ! Është momenti I fundit që Ligji I sponzorizuar nga Ministrja Hikmete Bajrami të votohët sa më pare, sepse votimi I këtij ligji është më se I nevojshëm .Pasi që Ligji për Rimkëmbjen Ekonomike është hartuar për të lehtësuar jetën e qytetarëve, për të ndihmuar bizneset private dhe mbajtur ekonominë gjallë në kohën kur Kosova po ballafaqohet me pandeminë dhe pasojat e saj.

Foto: Hikmete Bajrami,minister eFinancave dhe Transfereve e Kosovës

You Might Also Like