OPINION

Pse dështoi Drita për të mbërritur te titulli ?!

Fehmi SYLEJMANI
Pavarësisht se “bardhe e kaltërtit” ishin kryesuesit e Superligës për pjesën më të madhe të kampionatit, një xhiro para përfundimit të këtij edicioni, u dorëzuan duke ua mundësuar skuadrës rivale Ballkanit, që për të dytën herë radhazi të shpallet kampion i Kosovës në futboll.
Janë shunë arsye që kanë ndikuar që kjo skuadër të dështoi për të parin e kampionatit në futbolin elitar të Kosovës.
Vendimi i nxituar dhe i pa menduar mirë i Kryesisë së klubit, në fund të stinorit vjeshtor për të ndërruar trajnerin, kur skuadra ishte në pozitën e parë, tashmë rezultoi se ka qenë gabim trashanik dhe i pafalshëm.
Një trajner që ka suksese dhe është në pozitën e parë, njef mirë organikën e klubit dhe skuadrat rivale, nuk ndërrohet në asnjë mënyrë e aq më keq në mes të dy stinorëve.
Ardhja e trajnerëve tjerë vec sa e ka rënduar edhe më shumë situatën, për shkak të ambientimit të tyre, tentimit të shtrirjes së filozofisë së lojës dhe konceptit që kanë ideur në kokat e tyre. Teksa trajneri grek as që ka mundur ta njeh ligën e Kosovës, e aq më pak kontigjentin e lojtarëve të skuadrës së tij, e mos të flasim për cilësitë e lojtarëve kundërshtar.
Pra, ndryshimi i trajnerëve, tre brenda një kampionati e ka penalizuar Dritën në masën më të madhe për të mos triumfuar këtë vit, ndonëse shumë më afër titullit ka qenë.
Kualitetti dhe kuantiteti i lojtarëve ka ndikur në këtë mossuskes, pikërisht kur skuadra në ndeshjet më të rëndësishme kishte nevojë për paraqitje dinjitoze dhe stabile, ata nuk mundën të përballonin presionin dhe të superonin sfidat vendimtare për të mbërritur te titulli.
Po ashtu në këtë mossukses kanë ndikuar edhe lëndimet e lojtarëve, fondi jo i mjaftueshëm i futbollistëve, motivimi, përkushtimi, vullneti dhe elani më energjik i futbollistëve, mos rregullimi i stadiumit, fusha sintetike e tjera.
Krejt në fund, ky mos realizim i titullit, që në masë të madhe ka dëshpruar simpatituesit Dritës “intelektualët” dhe dashamirët e saj, është një lekson i shëndetshëm, krykëput për kryesinë e klubit, që në të ardhmen të jetë sa më e kujdesshme në marrjen e cfarëdo vendimi qoftë, prurjet e futbollistëve dhe trajnerëve, meqë Drita, më parë në këtë aspekt ka qenë model i mirë për ekipet tjera, se si funksion së brendshmi.
(Autori është opinionist i lirë)

You Might Also Like