Sportet me dorë

Selektori Lorik Ilazi ka ftuar këto volejbolliste në kualifikime për evropianin 2021

 

 

Përzgjedhësi i Kosovës në kombëtaren e vajzave në volejboll Lorik Ilazi e ka bërë publike listën e ngushtë të të ftuarave, për kualifikimet e kampionatit evropian CEV EuroVolley 2021.

Kombëtarja e Kosovës do të bëjë gara në grupin D, në fazën e parë 7-9 Maj 2021 në Podgoricë të Malit të Zi dhe faza e dytë 13-15 Maj 2021 në Nitra të Sllovakisë.

Kosova gjendet në grup me Malin e Zi, Sllovakinë dhe me Finlandën.

Ilazi ka prezantuar shumë risi në listën e të ftuarave, duke sjellë një numër të madh të volejbollisteve që kanë moshë nën 23- vjeçare.

Ardhja e dyshes nga Universiteti i Northwood në SHBA, Venera Kadriu dhe Zyla Kadriu

 pritet t’i japë vlerë, energji e motiv shtesë ekipit kombëtar.

Në shtabin teknik, për herë të parë do të jetë së bashku me përzgjedhësin Lorik Ilazi edhe volejbollistja e njohur shqiptare, Amarilda Prenga që së bashku me Ylli Kadriun, do ta asistojnë selektorin nga Gjilani.

Për herë të parë më kombëtaren, janë ftuar Lorina Mehmeti e KV Drita, Loresa Avdyli e Linda Selmani nga KV M-Technologie, si dhe Leonita Hoxha nga KV Prishtina.

Megjithatë, Kombëtares në këto kualifikime do t’i mungojë Rukije Muja, e cila gjendet jashtë vendit dhe për shkak të protokollit të pandemisë, nuk ka arritur që të jetë pjesë e “Dardaneve” në këtë kampanjë.

Pjesë e stafit të Kombëtares së Kosovës do të jetë edhe fizioterapeuti i njohur sportiv Ervin Meqikukiqi.

Para udhëtimit në Podgoricë, Kombëtarja e Kosovës në volejboll te vajzat, do ta ketë edhe një grumbullim disa ditor jashtë vendit, me qëllim të komponimit sa më të mirë.

Ndeshjen e parë, Kosova e zhvillon ndaj Malit të Zi, në Podgoricë më 7 Maj 2021, nga ora 20:00.

Të gjitha ndeshjet e para të grupit D do të zhvillohen në kryeqytetin malazez.

 

You Might Also Like