Gjilan

Shkolla e gjuhëve të huajve “Britannica LC” dhuron ndihma për familjet në nevojë në prag të festës së Kurban Bajramit

Shkolla e gjuhëve të huaja “Britannica LC” nga Gjilani për nder të festës së Kurban Bajramit vizitoi familjet në nevojë. Sot, më 15.07.2024, “Britannica LC”, vizitoi familje brenda qytetit dhe në fshatërat e Gjilanit duke i dhuruar ndihma për nder të festës së Kurban Bajramit që është këtë të dielë.

Vlen të cekët se kjo është një lloj tradite për këtë shkollë, pasi dhurimin e ndihmave për nder të këtyre festave e bëjnë me vite të tëra. Pakot e tyre përmbanin ushqime esenciale për familjet në nevojë. Aktivitete të tilla e bëjnë këtë shkollë që të jetë shkolla më e madhe e gjuhëve të huaja në Gjilan dhe një ndër më të zhvilluarat në Kosovë.

You Might Also Like