Gjilan

Shpend Nuhiu: Lajmet nga Pikat, mbresëlënëse

Në takimin që është mbajtur me shefat e shtabeve zgjedhore të Pikave është konstatuar se Lëvizja po vazhdon rritjen me hapa maratonik në mbështetjen popullore. Aktivistë e vullnetarë gjithandej qytetit e në fshatra me vullnet të plotë po angazhohen për ndryshim të qeverisjes.

“Lajmet që na sjellin shefat e shtabeve të pikave janë mbresëlënëse. Ka një dëshirë të paparë deri më tani për të ndryshuar qeverisjen e Republikës. Të lodhur nga keqqeverisja, masivisht qytetarët po vetëvendosin për Albinin kryeministër.”  ka theksuar Shpend Nuhiu, shef i Shtabit Zgjedhor të Qendrës Gjilan.

Zyra për media dhe komunikim

Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Gjilan

You Might Also Like