OPINION

Shtjellim identiteti me lente ndjeshmerie

Shkruan: Sadete Tërnava – Osmani

Shtjellim identiteti me lente ndjeshmerie

Kam menduar qe moti nuk i hame tortet me tri petë e me puding ngjyre pembe n’mes tyne, por jo. Edhe sot vazhdojme t”i konsumojme se embeltoret ende na i ofrojne pothuajse te njejtat, me vec pak glazure mbi to sa per te thene se jane me te bukura. Shija ka mbetur po ajo sidomos neper dasma. Dhe kjo s’eshte e rendesishme fare kundrejt gjerave tjera qe s’po ndryshojne.
Kur jemi te dasmat, pervec torteve, me shume po m’çudite puna e frizurave shumekateshe te nuseve, qe kam menduar se mas luftes u paten harru. Por jo, edhe sot frizurat ka tre kat e me varak e llak qenkan kogja trendi, se per grim s’po flas pasi qe grimi eshte bere ceshtje globale dhe garim nderkombetar.
Ani ani edhe dimijat 12 metra e dallamat qe po kushtojshin sa gati ni kuzhine e mire, ishin bo mandatore, a une e bindun isha qe bile qe nja 10 vjet vajzat tona i kane heq prej listes se brendeve te pelqyera.
Vjen me radhe, shume i perfoluri e i çmuari, qysh ne kohen e rinise sime, lartmadheria e tij Qysteku, i percjellur nga garda e nderit, ne perberje te peselireshit, lirave e ndonjë kubaneje me te imte.
Mire, pse jo. Ari eshte investim dhe pasuri e patundshme. Eshte rezerve per kohe krizash., se kriza shpesh fillon qe me rimen e nates se qikave, (pardon te bachelorette’s night) kur kengetarja, e percjellur nga lotet e nanes pisket n’kupe t’krese me zerin dritherues: “o ma t’miren nana e ka njo, na ia marrim, e lome pa asnjo”.

You Might Also Like