Gjilan

Sopi-Haziri: Avancimi i shërbimeve elektronike është domosdoshmëri e kohës, Gjilani është njëra ndër tri komunat e para në këtë proces

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka përzgjedhur Gjilanin në mesin e tri komunave në nivel vendi, për implementimin e Fazës së Dytë të platformës E-Komunat, ka bërë të ditur drejtoresha e Administratës në Gjilan, Arbenita Sopi-Haziri.

 

Kjo fazë në kuadër të procesit të digjitalizimit, përmban integrimin e disa shërbimeve në sistemin e platformës elektronike E-Komunat dhe zhvillimin e kësaj platforme.

 

“Shërbime më të mira e lehtësisht të qasshme për qytetarët dhe transparencë për performancë më të mirë, janë vetëm disa nga komponentët e qeverisjes së mirë lokale që sigurojmë përmes transformimit digjital”, është shprehur Sopi.

You Might Also Like