Drita e ka festuar titullin e tetë të kampionit në Raiffeisen Superligën A në volejbollin e femrave.
Për herë të parë në katër finale të luajtura mes Dritës e Skenderajt, fituesi u përcaktua në tre sete.
Në një atmosferë të zjarrtë në “Ilaz Kodra” të Skenderajt, Drita dukej ajo e pjesës së rregullt të kampionatit, kur fitoi 3-0, në sete 25:17; 25:22 dhe 25:18.
Sikurse edhe tri takimet tjera të serisë së finaleve, edhe në të katërtin, u pa konkurencë dhe spektakël në parket
Ky është trofeu i katërt për Dritën sivjet, pas Kupës së Republikës, Kupës Pavarësia dhe Kupës së Federatës.
Trofeun e kampionit, kapitenes Adelajda Prenga, ia dorëzoi presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci,
Në ndarjet e medaljeve të arta e argjendta, i pari i FVK-së u shoqërua nga sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, zv. Presidentja e FVK-së Mimoza Shkodra Bislimi, anëtarët e bordit Dibran Kastrati e Abedin Mehani, drejtorët e sportit në Gjilan e Skenderaj, Kushtrim Zeqiri e Alban Berisha, si dhe kryetari i KV Skenderaj Afrim Durmishi.
FVK e përgëzon Dritën për suksesin e arritur, e poashtu Skenderajn për paraqitjet e mira, që i dhanë sharm e reflektuan cilësi të lartë në elitën e volejbollit kosovar.