KV Drita me një përbërje krejt tjetër pritet të nis kampionatin. Pjesë e KV Drita do të jetë edhe volejbollistja Loresa Avdyli, e cila ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin gjilanas. Ajo është pjesë e përfaqësueses së Kosovës dhe luan në pozitën e korrektores, duke u konsideruar si njëra ndër lojtaret me perspektivën më të madhe.
Kryetrajneri Lorik Ilazi beson se ajo shumë shpejt do të jetë ndër lojtaret kryesore në Kosovë.
Loresa hapat e parë të volejbollit i filloi në moshën e re te ekipi i KV Ferizaj nga Ferizaj, duke qenë një ndër shtyllat kryesore të ekipit Ferizaj. Më pas karrierën e vazhdoi në Prishtinë te M-Technologie.
Kryelajmi.com