Trajneri gjilanas Mitat Ferati nga sot nuk do të jetë më kryetrajner i Kombëtares U18. Këtë e ka bërë të ditur vetë Ferati në një postim në faqen zyrtare të tij në facebook, ku ai ka shkruar:
Falënderoj Federatën e Hendbollit të Kosovës për besimin e dhënë.
Falënderoj stafin tim me Albulena Basha dhe Diellza Tahiraj, si dhe Muhamet Arifi që me punën dhe përkushtimin e tyre e mundësuan një arritje historike, kualifikimin në Botëror që u mbajt në Kinë.
Ju do të mbeteni gjithmonë në kujtimet e mia!
Falënderoj po ashtu edhe vajzat luanesha që me djersën e tyre e mundësuan që flamuri ynë të ngritët dhe himni i Kosovës të dëgjohet në Uzbekistan 4 herë dhe në Kinë 7 herë, vende këto që ende nuk e kanë njohur shtetin tonë.
Ju na bëtë të ndihemi krenarë vajza.
Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa ndihmën dhe përkrahjen e prindërve, të cilëve u jam shumë falënderues.
Falënderoj po ashtu të gjithë mbështetësit tanë të cilët në çdo kohë i patëm afër!
Së bashku është e mundur!
Me respekt
Mitat Ferati