Futboll

U largua nga Drita, Blend Baftiu shumë shpejt gjen skuadër të re

Blend Baftiu është bërë me skuadër të re pas largimit nga Drita.

Ylli prishtinas qëndroi për dy vite te bardhekaltërtit nga Gjilani, derisa ka arritur marrëveshke me skuadrën e re.

Baftiu do të mbetet pjesë e Superligës, derisa karrierën do ta vazhdoj te Llapi.

Drejtori sportiv i Llapit, Mentor Zhdrella ka bërë të ditur për TV Dukagjini se marreveshja mes Llapit dhe Blendi Baftiun është arritur dhe futbollisti do jetë nën urdhërat e trajnerit Tahir Batatina.

Në garë për Blend Baftiun kanë qenë Suhareka, Ballkani dhe Prishtina.

You Might Also Like