Viti

U përkujtua deshmori sllatinas Nijazi Rexhepi

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua dëshmori i lirisë Njazi Rexhepi, emrin e të cilit e mbanë kjo shkollë.
Me këtë rast institucionet komunale të Vitisë, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorit dhe stafi i kësaj shkolle, kanë vendosur kurora lulesh pranë bustit të dëshmorit Njazi Rexhepi.
Një historik të shkurtër dhe për të arriturat në këtë shkollë, para të pranishmëve foli drejtori Asllan Fana. E zëvendës kryetari i komunës Hasan Aliu, tha se ndjehet i nderuar që sot është këtu për të shënuar një datë të veçantë, që ka për qëllim dy ngjarje me rëndësi e që ndërlidhen mes vete.
“Sot po shënojmë dy ngjarje të rëndësishme, manifestimin e përvjetorit të shkollës ku gërshetohen të arriturat dhe rezultatet e këtij institucioni shkollor, si dhe përvjetorin e lavdisë dhe krenarisë së rënies heroike të dëshmorit të kombit Nijazi Rexhepit.

Ai poashtu tha se suksesi dhe rezultatet e mira të shkollës “Njazi Rexhepi” në Sllatinë, madhështojnë veprën dhe amanetin e dëshmorit , emrin e të cilit mban shkolla, e i cili me luftën dhe me rënien e tij, u bë themel i luftës dhe i lirisë së Kosovës.

Ndërsa, në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, një fjalë rasti e ka mbajtur Abdyl Bajrami, e në emër të familjes para të pranishmëve ka folur Fahrush Rexhepi.

Me këtë rast nga nxënësit dhe arsimtarët e kësaj shkolle u dha një program i pasur kulturoro artistik.
Aziz Zuka

You Might Also Like