Gjilan, 24 mars 2023
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan me datën 23.03.2023 pas informatave të marra përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin S.L. (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar shqiptar) i cili ishte vënë në kërkim policor me dyshimin e përfshirjes së tij në një rast të ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ i datës 22.03.2023.
Gjatë kontrollimit tek i dyshuari nga zyrtarët policor është gjetur dhe konfiskuar një (1) revole e tipit Gardinof e kalibrit 7.65 mm, një (1) fishek i kalibrit 7.65 mm, një (1) karikator dhe një (1) brisk si dëshmi për gjykatën. I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshurit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal do të përcillet në Prokurorinë Themelore.