Ekipi i vajzave të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” janë shpallur kampione të Kosovës në basketboll në garat që këtë të diele janë mbajtur në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan.
Garat janë organizuar nga Shoqata e Pedagogëve të Sportit në kuadër të Sportit Shkollor e ku kanë marrë pjesë ekipet e shkollave nga qytete të ndryshme të Kosovës, të cilat kanë fituar në garat në rajonet e tyre.
Fillimisht vashat tona ishin me të mira se përfaqësueset nga Rajoni i Ferizajt, më pas edhe ato nga Rajoni i Pejës, gjegjësisht ekipin nga shkolla e Istogut dhe në finale mundën ekipin nga Gjakova me rezultat 40:14.
Rezultatet:
Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” Ferizaj – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” Gjilan 9:21
Shkolla e Mesme e Lartë “Haxhi Zeka” Istog – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” Gjilan 16:30
Shkolla e Mesme e Lartë “Hajdar Dushi” Gjakovë – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” Gjilan 14:40
Ekipi i vajzave që është udhëhequr nga kryetrajneri Selami Haziri kishte këtë përbërje:
Anesa Korça
Anilë Selamani
Ëmbla Rashiti
Zyhrije Pireva
Olta Zymberi
Viola Syla
Valma Hoxha
Malona Leka.
Medaljet ekipit fitues ua ndau Afrim Selimi, kryetar i Sportit Shkollor në Gjilan, kurse kupën ua ndau basketbollisti i mirënjohur kosovar Fikret Shatri.
Kryelajmi.com