Nè moshën 85 vjeçare , ka nderuar jetè, njèri ndèr veprimtaret e hershèm tè çështjes kombëtare, Osman Sinani nga Suharrna, me vendbanim nè Gjilan, e me punè tè përkohshme nè Zvicër.
Osmani ishte një ndèr tè parèt e Malësisë sè Bujanocti qè kishte marrè rrugën e mërgimit. Me tè shkuar atje, i etshëm dhe i brumosur me ndjenja nacionaliste dhe atdhetare ishte kyçur nè Lëvizjen Popullore Kombëtare(LPK).
Ishte realizues i disa detyrave me rendësi jashtë dhe nè vendlindje e vise Shqiptare. Gjithmonë aprovues dhe zbatues i detyrave shoqërore Kombëtare…
Për veprën dhe kontributin e tij për Atdheun dhe kombin shqiptar, fjalè rasti mbajti Bajram Ajeti, njèri ndèr bashkëveprimtarët e tij, i cili mes tjerrash tha se Xha Osmani, ishte përherë nè mbështetje tè Kosovës dhe çështjes kombëtare, i cili kryente detyra tejet tè rëndësishme e tè besueshme.
Nè pamundësi qè tè marr pjesè nè përcjelljen e vendperjestèsisè, Fazli Veliu, udhëheqës i LPK, Dega jashtë Vendit, tani tè SHVL-UÇKombètare, ka dërguar një letër përkushtuese dhe lamtumirës…
“Ai ishte nè mesin tonè, si një vëlla, mik, shok i dashur i sinqerte, i besës dhe veprimtarisë Atdhetare, bamirëse, nè dekadat e Lëvizjes Popullore, duke hapur dyert për mërgimtaret e Çështjes sonë tè Shenjtè Kombëtare.
Ndarja e Tij fizike ju ka brengosur shumè, po aq edhe neve pèr virtytet e rralla njerëzore…Qoftè i përjetshëm nè mendjet, zemrat tuaja, e tona!
Lavdi Veprès sè Tij!I qoftè e lehtè toka e kuqe Dardane!”, thuhet nè telegramin ngushëllues tè Fazli Veliut.
Para dy dite kishte ndërruar jetè nè Lucern tè Zvicèrrès, Osman Sinani, teksa sot nè praninë e familjarève, miqve, shokëve dhe qytetarève u varros nè Gjilan.