Vjollcë Osmani apo këngëtarja e cila njihet me emrin e saj të ri artistik Leyla, ka lansuar këngën e saj më të re të titulluar “Për Inat…”
Leyla, një artiste e moshës 20-vjecare, nuk i la gjatë fansat e saj në pritje pas projektit të saj “Malli” të cilin e publikoi në janar… Kënga “Malli” zgjoi interesimin e madh të publikut dhe u prit shumë mirë, andaj Leyla nuk u ndal së punuari në projektet e saja të reja.
“Për inat”, projekti fundit i Leylas, është një këngë ritmike, e cila i përshtatët kohës së tanishme të botës së muzikës. Teksti dhe Melodia janë të krijuara nga vetë këngëtarja, kurse përpunimi i këngës është bërë nga producenti Ernes Sopi, videoklipi u xhirua nga Ardit Berisha dhe ky ekip është pjesë e grupit Alpha Digital. Për Look-un e Leylas është përkujdesur Yllka’s Glam, Kadir Hair, Em Estetika, Hugo, Fortesa Solarium, kurse pjesë e videoklipit ishin : Arzije Jusufi (cello), Emir Hajdari dhe Ergita Ademi.
Shpk Durresi ishte Sponsor i videoklipit./kryelajmi.com/.
Videoklipi: