Gjilan

“Zabeli” në terr, herë me një fazë herë pa të

Tash e disa javë banorët e lagjes “Zabel”, po përballen me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike. Kjo gjendje po u shkakton vështirësi të mëdha ngase rrymën gjatë dimrit shkruan Radio Star.

Ata tregojnë se nuk kanë marrë asnjë informatë rreth kësaj gjendje, më tutje tregojn se nëse vie rryma punon vetëm një faze, kurse natën ndërprehet në gjithë lagjen.
Banorët thonë se mungesa e rrymës po ua vështirëson jetesën pasi që gjatë dimrit ata ngrohen me energji elektrike. Ata tashmë janë ankuar në KEDS-s rreth problemeve, porse deri më tash thonë se përgjigje nuk kanë marrë.

Nesër është paralajmruar një protestë nga banorët rreth ndaj KEDS, pasi ata nuk po ju përgjigjen atyre dhe nuk janë duke e sanuar problemin rreth energjisë elektrike./radiostar/

You Might Also Like