Futboll

Zuzaku: Po shpërthejmë në pjesëlojën e dytë

Milam Zuzakut, kryetrajner i Dritës ka nisur t’i ec mbarë, ngase në dy ndeshjet e fundit ka arritur të marr gjah të plotë. Bile, ekipi i tij ka shënuar shtatë herë në këto dy ndeshje dhe nuk ka pësuar fare.

Të dy radhat  Drita ka shpërthyer në pjesëlojën e dytë, kësaj radhe duke shënuar katër herë në portën e Vllaznisë.

“Ekipet që po vijnë në Gjilan po mbyllen dhe neve po na duhet kohë për të gjetur golin e pasi po shënojmë po e kemi më lehtë. Ata po e dijnë frcën e Dritës e djemtë po shpërthejnë. Durimi i kryesisë së klubit u shpagua, ngase dy lojët e fundit kemi shkëlqyer u pa se na u desh kohë për të ardhur te rezultatet e do të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet e radhës”, ka thënë Milaim Zuzaku, kryetrajner i Dritës.

You Might Also Like