Teatri i Qytetit u mbush plot nxënës të shkollave fillore, për të ndjekur shfaqjen teatrale “Petrushi i huaj”, me regjisore Meli Qenaj, në kuadër të programit “Arti në shkolla” lansuar nga Ministria e Kulturës.
Para dhe pas shfaqjes me nxënësit u diskutua për procesin përgatitor të një shfaqjeje teatrale, për përshtypjet e nxënësve, si dhe për ndikimin e lojës dhe aktrimit si nxitës të kreativitetit tek ata.
Në kuadër të aktiviteteve të këtij programi, në komunën tonë janë zhvilluar aktivitetet si:
“Artisti në klasë”, ku fëmijët e shkollave kanë zgjeruar njohuritë për operën, instrumentet muzikore, shfaqjet teatrale e aktrimin, pikërisht nga personat që ushtrojnë këto profesione;
Koncerte në shkollat fillore nga Opera e Kosovës (EduOpera), të cilët performuan fragmente nga koralet e Operave më të njohura botërore dhe atyre kombëtare.