Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore merr në Mbrojtje të Përhershme dy objekte Kulturore të Gjilanit
QRTK GJILAN
Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan ka bërë një punë të rëndësishme në fushën e trashëgimisë gjatë vitit 2022- 2023. Ka përplotësuar të dhënat e kërkuara duke përgatitur 12 dosje për Mbrojtje të Përhershme, ku 10 prej tyre janë nga Rajoni i Gjilanit dhe 2 nga Rajoni i Ferizajt:
1. Atik Xhamia – Gjilan
2. Shkolla e muzikës në Gjilan (ish saraji i Mustafë Pashës) – Gjilan
3. Shtëpia e Zekirja Abdullahut – Gjilan
4. Shtepia e Muhamer Shabanit – Perlepnice
5. Objekti i ish depos ushtarake turke – Gjilan
6. Objekti i Kajmekamllakut – Gjilan
7. Kisha e Shën Anës në Dunav – Gjilan
8. Shtëpia e Haxhi Ahmetit – Viti
9. Teqja e Sheh Zenel Abedinit – Kamenice
10. Kisha e Shëndrrimit në Pasjan
11. Xhamia e Sinan Pashës – Kacanik
12. Kompleksi Kisha dhe Xhamia – Ferizaj
Qendra jonë ka përgatitur dosjet e objekteve kulturore sipas kritereve të formularit të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi.
Dosjet e tilla, më pas janë dorëzuar në Komisionin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Përhershme. Dhe pas shqyrtimit të materialit të dorëzuar është konstatuar se dokumentacioni plotëson kriteret e përcaktuara dhe të njëjtat dosje i janë dorëzuar MKRS-së dhe Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Pas shqyrtimit të dosjeve, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka vendosur që gjatë vitit 2022 të marrë në MP dy asete nga Rajoni i Gjilanit: Atik Xhaminë dhe Shkollën e Muzikës, sot objekti i Muzeut etnologjik, po ashtu ne fillim te vitit 2023 ka marr ne mbrojte Shtepia e Muhamer Shabanit – Perlepnice.
Ndërsa tani listës i shtohen edhe 9 asete te marra ne mbrojte nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore asete të propozuara nga Qendra jonë si:
1. Objekti i ish depos ushtarake turke – Gjilan
2. Objekti i Kajmekamllakut – Gjilan
3. Shtëpia e Zekirja Abdullahut – Gjilan
4. Kisha e Shën Anës në Dunav – Gjilan
5. Shtëpia e Haxhi Ahmetit – Viti
6. Teqja e Sheh Zenel Abedinit – Kamenice
7. Kisha e Shëndrrimit në Pasjan
8. Xhamia e Sinan Pashës – Kacanik
9. Kompleksi Kisha dhe Xhamia – Ferizaj
QRTK, Gjilan
Arton Hoxha, Drejtor