Futboll

Djali i Gjilanit shënon për Shqipërinë

Shqipëria ka mundur Poloninë me rezultat 2:0, në një ndeshje të luajtur mrekullueshëm në Tiranë. Djemtë e kryetrajnerit brazilian Silvinjo janë mbrojtur shumë mirë, kurse kanë qenë të frikshëm në kundërsulme, duke e dënuar dy herë ekipin polak.

Shqiptarët kanë shënuar golin e parë me një supergol të Jasir Asanit nga largësia, që ka qëlluar këndin e epërm të djathtë të portierit të mirënjohur Szcesny.

Me tu futur në lojë, Mirlind Daku ka shënuar një gol të shkëlqyeshëm dhe ka siguruar fitoren për Shqipërinë, që tash është në pozitën e parë me dhjetë pikë në grupin e saj dhe me gjasa shumë të mira për t’u kualifikuar në evropian./kryelajmi.com/.

You Might Also Like