Skuadra e Dritës ka filluar përgatitjet për pjesën e mbetur të kampionatit.
Kampioni aktual i Kosovës, FC Drita në ditën e sotme ka filluar stërvitjet, shkruan GazetaBlic. Të pranishëm në stërvitjen e parë të klubit për vitin 2019 ishin të gjithë lojtarët – përveç futbollistit më të mirë në Kosovës, Xhevdet Shabanit, i cili ndodhet jashtë vendit, shkruan GazetaBlic.
Drita konfirmoi se do të vazhdojë fazën përgatitore në Antalia, ku do të udhëtojë me 23 janar.