ARSIMI

Është pensionuar Nijazi Sylejmani, profesor i kimisë

Këtë të  mërkurë, Nijazi Sylejmani, profesor i kimisë ka mbërri moshë e pensionimit.

Ai me dekada të tëra kapunuar në arsim, duke qenë gjithmonë punëtor i dalluar. Kështu punën me ditar në dorë  ai e ka nisur në Kosovën Lindore  e më pas punoi në Gjimnazin “Zenel Hajdini” për ta përmbyllë misionin prej mësimdhënësi në SHFMU ”Rexhep Elmazi” në Gjilan.
Nijaziu ishte profesionist i shkëlqyeshëm, punëtor i zellshëm, bashkëpunues, shok e mik shembull për të gjithë që e njohën.
Kjo bëri që profesor Nijaziu të gëzonte respekt nga nxënësit, kolegët, udhëheqjet  e të gjitha shkollave dhe komunitetit ku dha kontributin e tij.
Kolektivi i SHFMU ”Rexhep Elmazi” ka uruar profesorin, me dëshirë që ta gëzojë sa më gjatë pensionimin, e në lumturi familjare.

You Might Also Like