Dorëzohet në Polici çanta e gjetur nga qytetari i ndërgjegjshëm
Gjilan, 11 korrik 2024
Sot me datën 11.07.2024 rreth orës 08:10 në Nënstacionin Policor në Pozheran një qytetar ka dorëzuar një qante të cilën e kishte gjetur. Në çantë kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme prej shtatëmijë e pesëqind (7500) euro.
Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur çantën dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer çanta me dokumentet dhe paratë.
Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës.