Sportet me dorë

Gjilani ka dy ekipe të badmintonit, ky sport u pranua ndërkombëtarisht

Nuk ka njeri që së paku njëherë në jetë nuk ka marrë në dorë reketët e badmintonit dhe “fluturën” si i thoshim ne dikur dhe kemi luajtur me to, në shëtitje, në pushime e gjetiu. Por, pakkush ose fare ky sport nuk ka qenë i njohur ndër ne, bile as që ndokush i ka ditur rregullat e këtij sporti. Kemi parë ndonjëherë duke u luajtur në lojërat olimpike, por ky sport është dukur i largët për ne.

Në Kosovë nisën të formohen klube, bile, siç thekson Lulzim Haziri, nënkryetar i Federatës së Badmintonit të Kosovës, Gjilani i ka dy klube, të pagëzuara “Gjilani” dhe “Don Bosko”.

Pikërisht tashti, Federata e Badmintonit të Kosovës është pranuar zyrtarisht Federata Botërore e Badmintonit. Këtë gjë na e ka bërë të ditur edhe  nënkryetari i kësaj federate, Lulzim Haziri, që ka thënë se kryetari i FBK-së, Jeton Nebiu,  ka pranuar sot një letër nga Federata Botërore e Badmintonit, ku shkruhet se badmintoni kosovar është pranuar me të drejta të plota në këtë organizatë.

 

 

 

 

“Ne kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se shumica e anëtarëve të FBB-së kanë votuar në favor që FBK-ja të bëhet anëtare e plotë e FBB-së”, thuhet në këtë letër. E Klubi i parë i badmintonit në Gjilan është formuar në vitin 2011, themelues i të cilit ishte Lulzim Haziri.

 

 

 

 

 

 

Më pas, në Gjilan është themeluar edhe një klub tjetër, “Don Bosko”, i themeluar nga Blerim Sylejmani.

 

You Might Also Like