Mesditën e sotme skuadra e Gjilanit ka vijuar me seancën e rregullt stërvitore, ku po vazhdon përgatitjet për startin e edicionit pranveror.
Në kuadër të përgatitjeve për edicionin pranverorë në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, Gjilani edhe ditën e sotme vazhdoi me ritme të larta stërvitjet, të cilat u mbajtën tek fusha ndihmëse me barë artificial.
Sipas drejtuesve të SC Gjilani stërvitja e sotme e drejtuar nga trajnerët e skuadrës, fillimisht nisi me një nxehje të lehtë, pastaj trajneri kondicional punoi në anën fizike të futbollistëve, ku fundi i sajë ishte programuar me lojë me top dhe kryetrajneri Sadat Pajaziti punoi në anën taktike e teknike të skuadrës, me stërvitjet që zgjatën për dy orë.
Gjendja futbollistëve para rifillimit të kampionatit është stabile, ku vlen të ceket se lodhja dhe problemet muskulare që kishin ata është lënë në harresë, kurse stërvitjeve në grup i është bashkangjitur edhe Kushtrim Shaban, i cili kishte probleme muskulare ku tanimë ai po përgatitet së bashku me bashkëlojtarët për startin e pjesës pranverore.
Gjilani stërvitjet do ti vijoj ditën e nesërme, ku ajo është programuar në mesditë dhe do të mbahet në lokacionin e njëjtë.