OPINION

Iku edhe njëri nga ne

Hasan Bunjaku gazetar, krijues e publicist u nda sot nga ne, duke lënë mbrapa një trashëgimi të pasur nga jeta gazetareske e kulturore.

Hasan Bunjaku tërë jetën ia kushtoi gazetarisë dhe kulturës. Teatri dhe gazetaria ishin si një familje për të. Kemi punuar bashkë në një zyre dhe e kisha lakmi energjinë dhe motivin e tij për punë e raportim.
Ishte edhe pjesë e Bordit të Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu” dhe përkrahte çdo iniciativë që kishte kuptim dhe dobi.
Padyshim, Hasan Bunjaku ka lënë gjurmë dhe ishte njohës i mirë i shumë zhvillimeve të ndodhura përgjatë viteve në Anamoravë.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, kolegu ynë Hasan Bunjaku.
Musa Sabedini

You Might Also Like