Tërmeti shkatërrues i mëngjesit të djeshëm me magnitudë 7,8, i cili ka goditur pjesën juglindore të Turqisë pranë kufirit me Sirinë, ka tronditur opinionin botëror, ndërsa shkak i këtij tërmeti të fuqishëm ishte pasi pllaka arabe po lëvizte në veri dhe është përplasur me pllakën e Anadollit.
Afaristi i mirënjohur shqiptarë, i cili jeton e vepron në shtetin e Gjermanisë, Ilmi Mustafa, i cili njiherit është edhe anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan e diasporë, në këto momente të vështira për popullin e Turqisë është solidarizuar duke shpresuar se kjo fatëkeqësi natyrore të kalon me dëme sa më të vogla.
“Shprehi ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave e autoriteteve të vendit. Lutemi për shërimin e shpejt të të plagosurëve. Le të jemi të bashkuar në këto momente të vështira me popullin e Turqisë e Sirisë. Dhimbja është e papërshkrueshme, ndërsa çdo orë është e çmuar për të ndihmuar njerëzit”.
Deri me tani numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është mbi 5 mijë persona.